24 Dhjetor 2024

MSh: Stentimet në QKUK -peng i OSHP-së

Prishtinë, 28 shtator - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës demanton lajmin e dhënë mbrëmë në Radio-Televizionin Publik të Kosovës (RTK), i cili sipas njoftimit të MSH-së dezinformoi opinionin se Ministria e Shëndetësisë nuk po furnizon me materiale shpenzuese këtë shërbim në QKUK.

MSh bën të ditur përmes këtij demanti, sikur që e ka bërë të ditur gjatë javës edhe se QKUK është furnizuar me stenta para një muaji, ndërsa sigurimi i disa materialeve ndimëse nuk është bërë për shkak të mos funksionimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, dhe jo për fajin e MSh-së, siç e interpreton televizioni publik i Kosovës.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)