24 Dhjetor 2024

MSH: Specializantët do të paguhen sipas aneks kontratave

Prishtinë, 7 tetor - Ministria e Shëndetësisë dëshiron t’i sigurojë të gjithë kandidatët që i kanë lidhur aneks kontratat për kalimin nga specializimi me vetëfinancim në specializim me pagesë  se çështja e pagesës së tyre nuk vihet fare në diskutim, duke u përmbushur në tërësi obligimet që dalin nga aneks kontratat e nënshkruara, përderisa pagesa një ditë më herët apo më vonë, nuk paraqet arsye që të ngrihen spekulime dhe shqetësime të panevojshme rreth kësaj çështjeje.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës  hedh poshtë si të pabaza spekulimet për gjoja mashtrim të specializantëve të hedhura aty -këtu në ndonjë medium kosovar, të cilët kanë kaluar nga shkollimi specialistik me vetëfinancim në shkollim specialistik me pagesë, duke i siguruar të gjithë kandidatët që janë përfitues të kësaj mbështetje financiare për shkollim specialistik se obligimet ndaj tyre do të përmbushen në përputhje të plotë me aneks- kontratat që ata i kanë nënshkruar me Ministrinë.

MSh  dëshiron t’i sigurojë të gjithë kandidatët që i kanë lidhur këto aneks kontrata se çështja e pagesës së tyre nuk vihet fare në diskutim dhe pagesa e tyre do të bëhet në afatet më të afërta kohore, duke u përmbushur në tërësi obligimet që dalin nga aneks kontratat e nënshkruara, përderisa pagesa një ditë më herët apo më vonë, nuk paraqet arsye që të ngrihen spekulime dhe shqetësime të panevojshme.

Kalimi i mbi 300 specializantëve nga shkollimi specialistik me vetëfinancim në shkollim specialistik me pagesë,  është një program i ri i futur në zbatim sivjet nga Ministria e Shëndetësisë, që i ka pasur edhe sfidat e veta për t’u bërë realitet, por MSh ja ka dal që të sigurojë përkrahjen dhe mbështetjen financiare që specializantëve të rinj (me vetëfinancim)t’u krijohen kjo mundësi dhe lehtësim për shkollimit specialistik duke siguruar edhe mbështetjen financiare për ta, kështu që, shqetësimet apo dilemat rreth këtyre pagesave janë krejtësisht të panevojshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)