MSH, sot pritet marrëveshja me Institutin gjerman BfArM
Prishtinë, 21 shkurt - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës (MSH) sot do të nënshkruajë një Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Federal Gjerman për Medikamente dhe Pajisje Medicinale (BfArM), nga Boni i Gjermanisë.
Me këtë Marrëveshje të bashkëpunimit, MSH dhe BfArM dakordohen që të bashkëpunojnë në krijimin e një procedure të veçantë, sipas të cilës, Agjensioni Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM) në mënyrë të njëanshme njeh autorizimet e marketingut dhe vendimet e regjistrimit për Produkte medicinale për përdorim human të lëshuara nga BfArM dhe më pas lëshon autorizime për marketing të këtyre produkteve medicinale për përdorim human në territorin e Republikës së Kosovës.