MSH shënon Javën Botërore të Imunizimit
Prishtinë, 24 prill - Ministri të Shëndetësisë (MSH) shënon Javën Botërore të Imunizimit, me një tryezë të organizuar me moton Mbroni botën tuaj Vaksinohuni.
Imunizimi është një nga intervenimet më efektive të shëndetit publik dhe ka potencial për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve. Imunizimi kursen shumë jetëra për çdo vit dhe kjo arritje e sukseshme në lëmin e shëndetit publik duhet të përkrahet.
Duke respektuar se secili fëmijë meriton fillimin e shëndoshë të jetës, me rastin e Javës të Imunizimit duhet të përkrahim dhe ngrisim vetëdijen për rëndësinë e vaksinimit dhe vaksinimit të të gjithë fëmijëve.