17 Maj 2024

MSH: QKUK nuk është e rrezikuar e as buzë kolapsit

Prishtinë, 16 janar - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dëshiron të njoftoj opinionin se asnjë prej shërbimeve shëndetësore kryesore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk është e rrezikuar e as buzë kolapsit, sikur u alarmua sot në një të përditshme kosovare dhe më pas edhe nga portalet që huazuan një lajm të tillë,  dhe se këto shërbime janë duke u ofruar nga stafi shëndetësor i kësaj qendre, bazuar në obligimet dhe përgjegjësitë e që i kanë.

Me qëllim që shërbimet të jenë funksionale dhe të mos ketë pengesa në kryerjen e ndërhyrjeve të nevojshme, Ministria, pasi ka marrë kërkesat dje nga QKUK, ka kontaktuar operatorët ekonomikë, me të cilët QKUK ka pasur kontrata valide për furnizim, të cilët kanë kryer sot dhe do të kryejnë edhe nesër furnizime,  me qëllim që asnjë shërbim i qendrës të mos rrezikohet si pasojë e mungesës së ndonjë produkti, në veçanti atyre vitale dhe disa të tjerave, për të cilat u shfaqën disa mungesa si pasojë e anulimit të një tenderi të QKUK-së dhe MSh-së nga OSHP-ja.

MSH pret që furnizimet në ato segmente ku janë shfaqur mungesa  si pasojë e anulimit të tenderit, të normalizohen sa më parë, ndërkohë që, për hir të korrektësisë, dëshiron të sqarojë se kjo Ministri, ka pranuar  nga SHSKUK, ditën e enjte listën e produkteve, kontratat e të cilave jane nënshkruar gjatë vitit 2015, për të pasur pasqyrën e artikujve të cilët nuk kanë kontrate valide dhe se duke filluar nga java e ardhshme, për të gjithë artikujt të cilët janë pa kontratë apo në prag të skadimit të tyre, do të iniciohet procedurë e kontraktimit të tyre. 

MSH shpreh keqardhje për shqetësimet që alarmet e tilla mediatike ngjallin te qytetarët, por i siguron këtë të fundit, se personeli i saj përfshirë Kabinetin e Ministrit dhe vija të tjera të punës së Ministrisë, janë të angazhuara edhe gjatë ditëve të pushimit, që të mos lejojnë që asnjë shërbim vital i QKUK-së dhe njësive të tjera të SHSKUK-së, të  rrezikohet si pasojë e mungesës së barnave apo materialeit shpenzues.

Ndërlidhjet ndërkaq, midis mungesës së ndonjërit prej llojeve të citostatikëve me punën e sallave operative, janë të paqëndrushme, sikurse edhe pohimet për kinse gjendjen më të keqe të furnizimit më pesë vjetët e fundit në QKUK, duke njohur edhe faktin se ditë më parë, vet SHSKUK prezantoi raportin preliminar të furnizimeve për 2015, që flet për furnizim shumë më të mirë se vitet e tjera, në veçanti për kategorinë e citostatikëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)