22 Dhjetor 2024

MSH promovon racionalizimin dhe blerjen më të lirë të citostatikëve

Prishtinë, 9 mars - Me gjithë mundësitë e kufizuara buxhetore për sigurimin e terapisë së citostatikëve, Ministria e Shëndetësisë  e Republikës së Kosovës, ka treguar rezultate të mira në racionalizimin e shpenzimit të tyre me aplikimin e formularëve të ri të dhënies së kësaj terapie në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në një analizë të bërë nga Departamenti i Farmacisë i MSH-së, vërehet qartazi se pas decentralizimit të disperzimit të citostatikëve, gjegjësisht dhënies së kësaj terapie në Institutin e Onkologjisë përmes koordinatores për këtë çështje, është arritur të promovohet një racionalizim në shpërndarjen e terapisë së disponueshme me citostatikë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë, ka arritur që gjatë vitit 2010 dhe fillim vitin 2011 të ul vlerën e shpenzimeve, duke blerë citostatikë me çmime shumë më të volitshme se gjatë vitit 2009.

Sipas një analize krahasuese, për 16 lloje të citostatikëve gjatë vitit 2009 janë shpenzuar 1. 741.563 euro, derisa të njëjtat gjatë vitit 2010 është arritur që të sigurohen me çmime shumë më favorizuese, apo me 536.569 euro.

Diferenca midis shumës së blerë për këto 16 lloje të citostatikëve më 2009 dhe më 2010 është 1.204.994 euro  më pak të shpenzuara më 2010 për të njëjtat barna.

MSH, mbetet e përkushtuar që përkundër buxhetit jot ë mjaftueshëm për barna, përfshirë këtu edhe citostatikët, me mjetet në dispozicion, të bëjë një furnizim sa më të qëndrueshëm të institucioneve shëndetësore dhe pacientëve t’u sigurojë terapinë e nevojshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)