25 Dhjetor 2024

MSh promovoi Linjën telefonike për ankesat e qytetarëve

Prishtinë, 26 dhjetor - Ministria e Shëndetësisë në partneritet edhe me organizatat si “Konsumatori” dhe Asociacioni i të Drejtave të Pacientëve promovoi sot Linjën telefonike për ankesat e qytetarëve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Kjo linjë, e cila do të jetë në dispozicion të qytetarëve falas 24 orë gjatë shtatë ditëve të javës, do të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe mbrojtjes së qytetarëve nga keqtrajtimi gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore, si dhe identifikimit të profesionistëve shëndetësor dhe institucioneve shëndetësore që bëjnë shkelje ligjore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Ministri Agani, tha se krijimi dhe aktivizimi i kësaj linje telefonike paraqet një moment të rëndësishëm shënuar për qytetarët e vendit, të cilët do të kenë mundësi që t’i adresojnë ankesat e tyre drejtpërdrejt nëse dikush në institucione shëndetësore bën keqtrajtimin e tyre apo nuk e ofron shërbimin që ka mundësi të ofrohet.

“Me aktivizimin e kësaj linje, ne po tregojmë se e kemi vënë qytetarin në qendër të reformës shëndetësore”, tha Ministri Agani.

Selatin Kaçaniku, drejtues i Organizatës Konsumtori tha se me hapjen e kësaj linje po fillon komunikimi i drejtpërdrejt midis qytetarëve-konsumatorëve të shërbimeve shëndetësore me ofruesit e shërbimeve dhe, konsumatorit të shërbimeve po u jepet e drejta të matin performancën e institucioneve dhe profesionistëve shëndetësor me rastin e marrjes së shërbimeve shëndetësore.

Besim Kodra nga Asociacioni i të Drejtave të Pacientëve tha se ky hap bashkëpunimi ka për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe shoqata do të jetë pjesë aktive e funksionimit të kësaj linje.

Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Gani Shabani, ka falënderuar operatorët e telefonisë mobile në Kosovë “Vala” dhe IPKO” që kanë mundësuar aktivizimin e kësaj linje falas.

Qytetarët të cilët  kanë vërejtje në shërbimet shëndetësore apo profesionistët shëndetësor do të mund të telefonojnë pa pagesë në numrin e telefonit: 08001777, apo edhe të shkruajnë përmes e-mail-it: [email protected].

Sipas UA  nr. 19/2013, zyrtari përgjegjës i Shërbimit në MSh do ta analizojë në aspektin e përmbushjes së kritereve ankesën për procedim të mëtejmë dhe informatat kthyese për palët që kanë parashtruar ankesa do të kthehen brenda 72 orëve prej parashtrimit të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)