22 Dhjetor 2024

MSh prezanton Strategjinë Sektoriale Shëndetësore

Prishtinë, 21 qershor - Nën kryesimin e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit Permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Haxhi Kamberi, sot në Ministrinë e Shëndetësisë është bërë prezantimi para donatorëve ndërkombëtarë i Draft -Planit të Aksionit për Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2010-2014.

Në këtë takim me donatorët, që për koordinator kanë përfaqësuesin e Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, dr. Bujar Bukoshi, i cili ka falënderuar donatorët për mbështetjen e deritanishme të sistemit shëndetësor të Kosovës, ndërkohë që ka theksuar se Ministria do të jetë fleksibile me donatorët në implementimin e Planit të veprimit për zbatimin e Strategjisë Sektoriale Shëndetësore të Kosovës.

Draft -Planin e Veprimit të Aksionit për Strategjinë Sektoriale e ka prezantuar, dr. Merita Berishaj- Koçinaj, kryesuese e Këshillit Profesional për implementimin e Strategjisë Sektoriale, e cila ka paraqitur aspekte të ndryshme të situatës në Kosovë rreth pesë objektivave kryesore të cilat i përmban Strategjia Sektoriale Shëndetësore 2010-2014 siç janë: Zvogëlimi i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullatës së përgjithshme; përmirësimi i menaxhimit të resurseve ekzistuese dhe cilësisë së shërbimeve; funksionalizimi, riorganizimi dhe plotësimi i infrastrukturës ekzistuese të sistemit shëndetësor dhe sigurimi i pajisjeve mjekësore në përputhje me standardet evropiane; implementimi dhe zhvillimi i Sistemit të Informimit Shëndetësor dhe krijimi i një sistemi të qëndrueshëm të financimit të shëndetësisë.

Kurse, dr. Valbon Krasniqi, koordinator për donatorë në MSh, ka prezantuar para donatorëve disa prej projekteve të përzgjedhura nga Ministria, për të cilat u kërkua mbështetje në realizimin e tyre nga donatorët.

U. D. i Sekretarit Permanent, dr. Haxhi Kamberi, ka vlerësuar se komentet dhe vërejtjet e donatorëve do ta bëjnë Planin e Aksionit më funksional, kurse Pierre Weber, kryesues i grupit të donatorëve për shëndetësinë e Kosovës, ka thënë se donatorët do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngusht me MSh-në, në mënyrë që sistemi shëndetësor i Kosovës të ndihmohet.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)