22 Dhjetor 2024

MSH pezullon nga puna Kryeinspektorin Shëndetësor

Prishtinë, 27 tetor - Kryeinspektorit Shëndetësor të Kosovës, Zef Komani është pezulluar nga puna me pagesë prej datës 26 tetor deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Mbështetur në dispozitat e nenit 5, paragrafi 5.4, pika (a), (b), (c) të Rregullores nr. 2001/19 mbi degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, dispozitave të nenit 31 , paragrafi 31.5 dhe 31.6 të Urdhëresës Administrative nr. 2003/2 për zbatimin e Rregullores së Shërbimit Civil të Kosovës nr. 2001/36, neni 9, paragrafi 9.1, 9.2 dhe 9.3 të Udhëzimit Administrativ nr.  2003/04 MSHP/DASHC, Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj, ka nxjerrë më 26. 10. 2010 vendim mbi pezullimin nga puna me pagesë të Kryeinspektorit Shëndetësor të Kosovës, Zef Komani, prej datës 26.10. 2010 deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

MSH ka njoftuar se kështu është vendosur duke pasuar parasysh informatën e publikuar në mediat elektronike, gazetat e përditshme dhe njoftimin e Policisë së Kosovës, të datës 25.10. 2010, lidhur me rastin 2010-IX-236, se Zef Komani është arrestuar dhe mbahet më shumë se 48 orë nën arrest me dyshimin se ka kryer vepër penale “marrje e ryshfetit”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)