24 Dhjetor 2024

MSH përshëndet miratimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor

Prishtinë, 21 maj - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës përshëndet miratimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, të cilin me shumicë votash e miratuan të enjten deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 MSh konsideron se miratimi edhe i këtij ligji do ta forcoj rrugën për reformën e filluar në sistemin shëndetësor të vendit.

Me miratimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, me të cilin themelohen Oda e mjekëve; Oda e stomatologëve; Oda e farmacistëve dhe Oda e infermierëve, mamive dhe teknikëve tjerë shëndetësorë, do të forcohet roli vendimmarrës i profesionistëve shëndetësor brenda sistemit shëndetësor të vendit.

Ky ligj do t\'u mundësojë profesionistëve shëndetësor pavarësinë profesionale, sigurinë që ata të vetëqeverisen, do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor në përgjithësi si dhe do të krijohen kushtet që profesionistët shëndetësor (mjekët, stomatologët, farmacistët, infermierët dhe mamitë, t\'i kenë mundësitë për një organizim të ri që do të avancojë pozitën e tyre brenda sistemit, duke rritur mundësitë në fushën e zhvillimit profesional, promovimit dhe zhvillimit të vazhduar profesional, organizimin dhe pjesëmarrjen në përmirësimin dhe zbatimin e kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjen e interesave të pacientëve në ushtrimin e të drejtës së tyre për kujdesin shëndetësor, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)