22 Dhjetor 2024

MSH nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimi me spitalet private

Prishtinë, 26 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, nënshkroi sot vendimin me të cilin MSh lidh Marrëveshje të bashkëpunimit me institucionet e sektorit privat shëndetësor për të gjitha shërbimet shëndetësore, të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore brenda Kosovës.

Me rastin e nënshkrimit të vendimit , Ministri Ferid Agani, tha se qëllimi themelor i marrëveshjes është që të sigurohen shërbime shëndetësore brenda vendit për një numër të shërbimeve të cilat nuk kanë mundur ende të zhvillohen brenda sektorit publik shëndetësor të vendit.

“Me nënshkrimin e këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë është e hapur për ofruesit e shërbimeve shëndetësore nga institucionet private shëndetësore të licencuara të vendit, që të vijnë të MSh dhe të lidhin Marrëveshjen për trajtimin e pacientëve kosovarë, bazuar në Udhëzimin Administrativ 03/2010 dhe sipas procedurave të aplikimit dhe shqyrtimit të aplikacioneve nga Komisioni Mjekësor  dhe Bordi i Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike”, tha Ministri Agani.

Ai ka shpjeguar se Programi i TJIPSH është program i subvencionuar që edhe sivjet ka pasur në dispozicion 2 milionë euro, ndërsa numri më i madh i rasteve që deri tash janë trajtuar jashtë vendit, kanë pasur të bëjnë me patologji nga Onkologjia-Radioterapia, Kardiologjia Invazive dhe Kardiokirurgjia, Kirurgjia Spinale, Ortopedia, etj.

“ E mira e marrëveshjes së bashkëpunimit është se qytetarët  vendit një numër të madh të shërbimeve tash do të mund t’i marrin brenda vendit dhe kjo do të jetë më lehtë”, tha ai.

Duke shpjeguar pjesë nga Marrëveshja që do ta pasojë vendimin, Ministri Agani tha se institucionet private obligohen t’i përmbushin standardet e cilësisë në pajtim me ligjin, kurse MSH, në bazë të UA 03/2010, do të bëjë identifikimin dhe kompensimin financiar të pacientëve të cilët kanë nevojë për shërbime shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore.

“Pacientët do ta zgjedh institucionin privat në të cilin dëshiron të mjekohen nga lista e institucioneve private me të cilat MSH ka nënshkruar marrëveshje”, sqaroi Ministri Agani.  

Ai , në një konferencë për media, organizuar sot, për të prezantuar këtë hap të Ministrisë, u është përgjigjur mediave edhe për çështje të tjera me interes, ndërsa ka theksuar se ritmi i punës në njëqind ditshin e parë të mandatit të tij, është premtues për reformat e nisura dhe sa i përket agjendës legjislative, ka theksuar Ministri,  “jemi duke e mbajtur premtimin”.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)