26 Dhjetor 2024

MSh nënshkroi marrëveshje me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”

Prishtinë, 2 maj - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”, të kryesuar nga Agim Rexhepi.

Ministri Agani e vlerësoi lartë  kontributin profesional të shoqatës,  për ngritjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
“Pa dyshim se puna juaj ka qenë faktor i rëndësishëm i fuqizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve Kosovës dhe SHBA, dhe marrëveshja që e nënshkruam sot, është rezultat i punës së palodhshme që keni bërë gjatë këtyre viteve të punës së shoqatës suaj”,  tha ministri Agani.

Rexhepi tha se është kënaqësi e tij dhe shoqatës që përfaqëson, për të kontribuar në Kosovë e veçanërisht të ketë bashkëpunim me një ministër që ka bërë reforma të mëdha në shëndetësinë kosovare. 

“Për çka do të jetë e angazhuar në të ardhmen edhe shoqata të cilën e drejtoi”, tha ai.
 
Me Marrëveshje parashihet qasje të Shoqatës në arsim, reformën shëndetësore, vlerësimin dhe kujdesin klinik, aty ku e parasheh të arsyeshme ministria, bashkëpunimin midis Qendrave dhe Instituteve ku Shoqata ka qasje për hartimin e projekteve, vizita në Kosovë të ekspertëve dhe personelit me të cilët Shoqata bashkëpunon, në vijim të përpjekjeve të planifikimit etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)