25 Dhjetor 2024

MSh nënshkroi marrëveshje me koalicionin e Strehimoreve

Prishtinë, 4 dhjetor - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës nënshkroi sot Marrëveshje të bashkëpunimit me Koalicionin e Strehimoreve të Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe znj. Naime Sherifi, drejtoreshë ekzekutive e Koalicionit të Strehimoreve të Kosovës (KSK), ka për qëllim bashkëpunimin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për gratë dhe fëmijët, viktima të dhunës në familje, të trafikimit me njerëz, dhunës seksuale , për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe çfarëdo forme tjetër të dhunës. 

Sipas marrëveshjes, MSh në kuadër të bashkëpunimit, do t’i ofroj KSK, në këtë rast strehimore që janë anëtarë të këtij koalicioni, mbështetje në ofrimin falas të shërbimeve shëndetësore dhe trajtimin psiko-social falas për të gjitha kategoritë e lartrmendura.

Këto shërbime shëndetësore nënkuptojnë vizitat sistematike, mbështetje psiko-sociale përmes ekipeve mobile të psikiatërve, psikologëve, këshilltarëve psiko-social që menaxhohen nga Shërbimet Profesionale të Shëndetit, ofrimin e mbështetjes me barna të listës Esenciale të MSh-së, etj.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Ministri Agani, tha se kjo marrëveshje që do të zhvillohet me transparencë të plotë do t’u ndihmoj kategorive që përfitojnë prej saj, që të kenë shërbimeve shëndetësore të mira, ndërsa znj.

Sherifi vlerësoi gatishmërinë dhe përkushtimin e MSh-së që përmes këtij bashkëpunimi të ndihmojë qytetarët të cilët përkrahen nga Koalicioni i Strehimoreve të Kosovës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)