MSh nënshkroi marrëveshje me Institutit Federal Gjerman

Prishtinë, 21 shkurt - Në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës u nënshkruar sot Marrëveshja e bashkëpunimit midis kësaj ministrie dhe Institutit Federal Gjerman për Medikamente dhe Pajisje Medicinale (BfArM).
Në emër të MSH-së, ka nënshkruar zëvendësministri i Shëndetësisë, z Nemanja Vujoviq, kurse në emër të BfArM, ka nënshkruar z. Hans Buchwald.
Me këtë Marrëveshje, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Federal Gjerman për Medikamente dhe Pajisje Medicinale bien dakord të bashkëpunojnë në krijimin e një procedure të veçantë sipas së cilës Agjensioni Kosovar për Produkte Medicinale në mënyrë të njëanshme njeh autorizimet e marketingut dhe vendimet e regjistrimit për produktet medicinale për përdorim human të lëshuara nga BfArM, dhe më pas lëshon autorizime për marketing të këtyre produkteve medicinale për përdorim human në territorin e Republikës së Kosovës.
Procedurat që rregullojnë njohjen e njëanshme dhe autorizimi pasues në Kosovë për marketing të produkteve medicinale për përdorim human që janë njohur në mënyrë të njëanshme do të përcaktohen në një udhëzim e posaçëm administrativ të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, i cili është nënshkruar nga Zëvendësministri i Shëndetësisë, Nemanja Vujoviq.
Zëvendësministri Vujoviq tha se marrëveshja e nënshkruar , do të krijojë lehtësi të mëdha në procedurat e lëshimit të autorizimeve për marketing të produkteve medicinale për përdorim human në territorin e Republikës së Kosovës.
Në këtë mënyrë, do të zgjerohet edhe numrin e produkteve mjekësore, të cilat do të mund të jenë në shërbim të pacientëve kosovarë, tha Vujoviq.
Kurse, Hans Buchwald tha se marrëveshja e nënshkruar tregon për një storie të suksesshme të bashkëpunimit midis BfArM dhe MSH-së e AKPM-së në kuadër të EU Twinning Project Mbështetja e Sektorit Shëndetësor-Ngritja e kapaciteteve të Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Mjekësore.
Ai tha se marrëveshja mbështet AKPM-në që ti arrijë standardet e BE-së në fushën e barnave dhe pajisjeve mjekësore si dhe të ofrojë e promovojë shërbime të plota në këtë sektor.
Marrëveshja është vlerësuar si shumë e rëndësishme për shëndetësinë edhe nga Sekretari Permanent i MSh-së, Ilir Tolaj dhe krye-shefi i AKPM-së, Jeton Shala.
Me këtë marrëveshje, rreth 43.000 produkteve të cilat kanë autorizim marketingu të lëshuar nga BfArM u do tu njihet autorizim marketingu për përdorim human në territorin e Republikës së Kosovës.