23 Dhjetor 2024

MSh nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me 6 spitale private

Prishtinë, 23 prill - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës nënshkroi sot Marrëveshje bashkëpunimi me gjashtë spitale private në Kosovë për sigurimin e shërbimeve shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore të vendit.

Marrëveshjet me përfaqësuesit ligjor të autorizuar të këtyre institucioneve, përkatësisht menaxherët e tyre në emër të Ministrisë së Shëndetësisë janë nënshkruar nga Dr. Gani Shabani, Ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm në MSh.

Ai theksoi me rastin e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve se qëllimi i tyre është që pacientëve kosovarë t’u ofrohen shërbime shëndetësore që i përmbushin standardet dhe me kualitet sa më të lartë brenda vendit.

Nënshkrimi i marrëveshjeve është përshëndetur nga drejtuesit e këtyre spitaleve, të cilët vlerësuan se kështu u jepet një shtytje pozitive institucioneve private shëndetësore të vendit, ndërsa ofrimi i shërbimeve shëndetësore brenda vendit, krijon edhe tek qytetarët dhe pacientët një besim më të madh në fushën e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Gjatë takimit u theksua se përveç shërbimeve shëndetësore, do të bashkëpunohet edhe në fushën e ofrimit të trajnimeve dhe edukimit të vazhduar.

marrëveshjet e nënshkruara mundësojnë që shfrytëzuesi i shërbimeve shëndetësore të zgjedh institucionin privat në të cilin dëshiron të mjekohet nga lista e institucioneve  private me të cilat MSh ka marrëveshje, ndërsa MSH do të bëjë pagesën në shumën e përcaktuar nga Bordi Ekzekutiv i Programit për Trajtim jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, përcaktuar sipas Udhëzimit Administrativ nr. 03/2010.

Marrëveshjet janë nënshkruar më institucionet private: “Spitalin Amerikan i Tiranës në Prishtinë”, “Kubati”, Klinika Gjermane e Syrit”, Euromed”, “Rezonanca” dhe “International Medicine Hospital”.

Marrëveshjet lidhen për një periudhë kohore një vjeçare dhe pjesa e tyre është edhe lista me çmimet e shërbimeve që ofrohen në këto spitale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)