22 Dhjetor 2024

MSH, Memorandum bashkëpunimi me qendrën për kancer

Prishtinë, 25 maj - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi dhe Dr. Nderim Juniku, kryetar i Kosova Cancer Center – KCC (Qendra Kosovare për Kancer), nënshkruan sot në Prishtinë një Memorandum bashkëpunimi  në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe KCC-së.

Sipas këtij Memorandumi,  KCC do të themelojë në Kosovë një qendër moderne multidisiplinare për luftë kundër kancerit, me qëllim të diagnostikimit, trajtimit dhe monitorimit të pacientëve të prekur nga kanceri.

Qendra do të udhëhiqet nga dr. Nderim Juniku, specialist i radio-onkologjisë nga Austria, i cili është anëtar i përhershëm i shoqatave radio-onkologjike të Austrisë (OGRO) dhe të Evropës (ESTRO).

Studimi i fizibilitetit për projektin e KCC-së është mbështetur dhe miratuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim e Qeverisë së Austrisë.

Memorandumi, ndër të tjera, parasheh trajtim të barabartë me qendrat e tjera radio-onkologjike në Kosovës, duke siguruar mjekimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)