MSH mbështetë iniciativën Ta pastrojmë Kosovën
Prishtinë, 23 maj - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës mbështet iniciativën Ta pastrojmë Kosovën (Lets do it), e cila fillon të premten, me datë 24 maj, si aktivitet i përbashkët i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me institucione dhe organizata të tjera si dhe grupet lokale të bashkuara rreth Iniciativës Ta Pastrojmë Kosovën .
Duke i dhënë mbështetje kësaj nisme, krerët e Ministrisë së Shëndetësisë, u bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore të vendit, përkatësisht punonjësve të tyre, që duke filluar nga ora 10:00 kur nis aksioni zyrtarisht në shumë qytete të Kosovës, të dalin dhe të rregullojnë hapësirat e jashtme të institucioneve ku punojnë.