09 Janar 2025

MSh mbështet projektet hulumtues për shëndetin e fëmijëve

Prishtinë, 25 janar - Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku i shoqëruar nga U.D. Sekreatri i Përgjithshëm i MSH-së, Ardian Mehmetaj,  priti në takim znj. Aicha Mokdahi, Drejtoreshë Ekzekutive të Fondit ESSILOR nga Franca, e cila paraqiti projekt-propozimin për hulumtimin e shëndetit të fëmijëve nëpër shkollat e Kosovës.

 Zëvendësministri Sadiku pasi ka njoftuar znj. Mokdahi për gjendjen e sistemit shëndetësorë të vendit, aktivitetet të cilat janë përfunduar në kohët e fundit në shëndetësi, ka paraqitur nevojat në fushën e shëndetësisë të cilat janë të parapara të përmbushen në bazë të Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021.

Ai ka falënderuar znj. Mokbahi për gatishmërinë e Fondacionit për të ndihmuar Kosovën me projekte të cilat kanë qëllimin ruajtjen dhe promovimin e shëndetit të qytetarëve,  në këtë rast të fëmijëve.

Zëvendësministri Sadiku dhe znj. Mokdahi janë pajtuar për inicimin e procedurave për të realizuar projektin në fjalë, ko do të duhet të jetë e përfshirë edhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ngase projekti do të realizohet kryesisht nëpër shkolla, me fokus në vendet rurale ku qasja e mjekut është më e kufizuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)