26 Dhjetor 2024

MSh marrëveshje për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve

Prishtinë, 8 maj - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, nënshkroi sot Marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën  për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës (PRAK).

Ministri Agani tha se të drejtat e pacientit janë të një rëndësie të veçantë, për të gjithë qytetarët, si për pacientët aktual ashtu edhe për ata potencial, andaj “kam insistuar në nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit, që do të luaj rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe respektimin e të drejtave të pacientit”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka qëllimin e  vetëdijesimit të popullatës me të drejtat e tyre si pacientë, që do të rezultonte në zvogëlimin e shkeljeve të drejtave të pacientëve nga ana e stafit profesional shëndetësor.

MSH i ofron PRAK-ut qasje të lehtësuar në dokumentet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë , të cilat janë me interes për shoqatën dhe janë brenda kornizës së misionit të shoqatës, dhe në bashkëpunim, do të ndërmarrin aktivitete të ndryshme  me qëllim të evidentimit të shqetësimeve që kanë pacientët, si dhe ndikimit në përmirësimin e tyre.

MSH dhe PRAK pajtohen për rritjen e bashkëpunimit rreth miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore që e prekin drejtpërdrejt interesin e pacientëve në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)