25 Dhjetor 2024

MSh, marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “ Klubi Dëshira”

Prishtinë, 3 prill - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani nënshkroi sot, Marrëveshje Bashkëpunimi me drejtorin e shoqatës  “Klubi Dëshira” Nusret Shillova.

Ministri Agani e vlerësoi punën që kjo shoqatë e ka bërë deri më tani me personat me probleme mendore e intelektuale, duke e motivuar këtë shoqatë  për punë të mëtutjeshme dalë ndihmë kësaj kategorie.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të bashkëpunimit në mes MSh-së dhe Shoqatës për mbështetje, trajtim të mëtejmë dhe përkujdesje gjatë qëndrimit ditor, njëherit të krijojë kushte dhe ambient ku personat me aftësi të kufizuara mendore-intelektuale, përmes aktiviteteve të ndryshme rehabilituese dhe resocializuese të jenë pjesë integruese e shoqërisë.

Kjo shoqatë merret me rehabilitimin e personave me probleme mendore-intelektuale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)