08 Janar 2025

MSH lëshon dokumente shëndetësore për qytetarë që udhëtojnë jashtë shtetit

Prishtinë, 1 gusht - Në përputhje me obligimet që ka Republika e Kosovës ndaj Konventës Apostille, pjesë e së cilës konventë tanimë është edhe Kosova, që nga data 15 qershor 2016, Ministria e Shëndetësisë ka filluar vërtetimin e Dokumenteve Shëndetësore për nevoja të qytetarëve të cilët udhëtojnë jashtë shtetit.

Për vërtetimin e Dokumenteve Shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar Procedurë Standarde të Operimit.

Për të realizuar këtë të drejtë, palët duhet të drejtohen në recepcionin e MSh ku plotësohet një formë e kërkesës për vërtetim të dokumentit shëndetësor. E tërë procedura e vërtetimit mund të zgjas maksimalisht 2 ditë me kusht që dokumenti i përmbush kriteret ligjore.

Pas aplikimit, Ministria e Shëndetësisë verifikon të gjitha të dhënat lidhur me institucionin (publik ose privat), verifikim që ka të bëjë me licencimin e institucionit, licencimin e profesionistit shëndetësor nënshkrues i dokumentit shëndetësor, etj.

Dokumenti i cili nuk është ne përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 04-2013 (Certifikatat Shëndetësore), Udhëzimin Administrativ Nr 02-2010 (Dokumentet Unike Shëndetësore) nuk do të vërtetohet nga ana e MSh-së. Kjo rregull përjashtohet vetëm për dokumente të cilat nuk janë pjese e këtyre Udhëzimeve Administrative.

Kërkojmë nga Institucionet Publike dhe Private Shëndetësore që dokumentet shëndetësore të cilat i lëshojnë për palët, të jenë në përputhje me Udhëzimet Administrative Nr 04-2013, Nr. 02-2010 dhe Nr. 10-2010.

Këto udhëzime administrative, institucionet mund t;i gjejnë në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë www.msh-ks.org, rubrika Legjislacioni-Udhëzimet Administrative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)