MSH konfirmon 19 vdekje dhe 703 të infektuar me koronavirus
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 703 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 155.310.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 10.851 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.083.193 teste.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 2.255 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 131.930 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 20.652.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës. Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 154.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.728 persona kanë vdekur.