MSH, konferencë për Gjinekologjin, Obstetrikën dhe Neonatologjin

Prishtinë, 8 dhjetor - Fondacioni humanitar \"Aksioni për Nëna dhe Fëmijë,\" partner implementues i Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara - UNFPA, përmes fondeve të projektit të përbashkët \"Partneriteti për përmirësimin e Shëndetit të Grave dhe Fëmijëve në Kosovë\" (UNFPA, UNICEF dhe OBSH), të financuar nga Qeveria e Luksemburgut, organizojnë sot konferencën vendore për Shërbimet Profesionale në Gjinekologji, Obstetrikë dhe Neonatologji.
Në këtë konferencë, Ministri në detyrë i Shëndetësisë Ferid Agani, do të paraqes rëndësinë e themelimit të Shërbimeve Profesionale, të cilësuara si gurthemel i reformimit të sistemit shëndetësor në Kosovë, ndërsa pjesëmarrës në të, do të jenë edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në Kosovë, Dr. Curr Gjocaj, përfaqësues nga UNFPA, drejtorë nga Klinika e Neonatologjisë dhe Gjinekologjisë, drejtorë të institucioneve shëndetësore sekondare dhe primare, si dhe profesionistë të tjerë shëndetësore, kryesisht të fushës së Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë nga e gjithë Kosova.
Konferenca i fillon punimet, të henën, më 8 dhjetor 2014, në ora 8:30, në hotel Nartel, në Prishtinë.
Të bashkëngjitur gjeni komunikatën për media nga UNFPA dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë lidhur me këtë ngjarje.