22 Dhjetor 2024

MSH: Kemi trajtuar me prioritet veteranët e UÇK-së

Prishtinë, 15 shkurt - Në kuadër të Programit të Trajtimit Jashtë Vendit (TJV) , Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, vëmendje të veçantë i ka kushtuar kategorisë së veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke çmuar kontributin e tyre të dhënë për lirinë e vendit.

Në këtë aspekt, në bashkëpunim me Zyrën për Veteranët e luftës të UÇK-së, që funksionin në kuadër të Kryeministrisë së Kosovës, dhe falë bashkëpunimit korrekt me përfaqësueist e kësaj kategorie, vetëm gjatë vitit 2009 MSh ka përfshirë në Programin e Trajtimit Jashtë vendit rreth 60 veteranë dhe invalidë të luftës të UÇK-së, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë raste të natyrës ortopedike, gjegjësisht për vendosje të protezave të ndryshme, por ka pasur edhe raste të natyrave të tjera si nga Kardiokirurgjia, Kardiologjia, Onkologjia, etj.

Trajtimi i këtyre rasteve është bërë me mjetet nga Fondi i veçantë që ndan Qeveria e Kosovës për këtë kategori, por edhe nga fondet e  Programit për Trajtim Jashtë vendit të Ministrisë së Shëndetësisë.

MSh mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me Zyrën për Veteranët e  Luftës të UÇK-së, të shtyjë para projektin për një qendër të vendosjes së protezave në Kosovë, ndërkohë që mirëpret kontributin e secilës organizatë apo individ që në forma të ndryshme ndihmon kategorinë e veteranëve të luftës të UÇK-së.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)