22 Dhjetor 2024

MSH ka trajtuar rreth 700 pacientë jashtë vendit më 2010

Prishtinë, 6 janar - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka dërguar gjatë vitit 2010 rreth 700 pacientë për trajtim mjekësor jashtë vendit, kryesisht për sëmundje që bien nga lëmiae kardiologjisë invazive, kardiokirurgjisë, radio-onkologjisë, ortopedisë, oftalmologjisë dhe lëmi të tjera.

Në periudhën kohore prej 1 janar 2010 deri më 31 dhjetor 2010, Zyra për Trajtim Jashtë Vendit e MSH-së ka pranuar  1.110 lëndë, shumica prej të cilave janë aprovuar për trajtim jashtë vendit nga Bordi Ekzekutiv i Programit TJV.

Prej këtij numri lëndësh, 167 kanë qenë të fëmijëve të moshës 0-15 vjet, që janë kategoria më me prioritet për TJV.

Prej tyre, me buxhetin e Programit të TJV-së,  jashtë vendit janë trajtuar 366 pacientë, në Shqipëri janë trajtuar 54 dhe kur këtij numri i shtohen dhe rreth 300 pacientë të tjerë, të cilët janë trajtuar falas me ndihmën e Republikës së Turqisë, numri i pacientëve të trajtuar më 2010 jashtë vendit është mbi 700.

Kjo shifër prej rreth 700 të trajtuarve jashtë vendit brenda një viti, është më e larta e arritur ndonjëherë që prej fillimit të këtij programi më 2003.

Ndërkaq, buxheti që MSH ka pasur në dispozicion gjatë vitit që shkoi për Programin e TJV-së ka qenë 2.275.000 euro dhe është shfrytëzuar një qind për qind.

Programi TJV do të vazhdojë edhe më 2011 dhe brenda pak ditëve 16 pacientë të tjerë do të dërgohen për mjekim falas në Spitalin Siyami Ersek në Stamboll.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)