22 Dhjetor 2024

MSH ka lejuar 225 specializme

Prishtinë, 28 mars - MSh ka lejuar 225 specializme, derisa kuadri ekzistues aktual specialistik në Kosovë numëron 2.048 specialistë, prej të cilëve në Kujdesin Terciar janë 557, në Kujdesin Dytësor 552, kurse në Kujdesin Primar 975.  Mbi 560 kandidatë të tjerë ndërkaq, janë duke vijuar aktualisht specializimet në fusha të ndryshme mjekësore.

Ministria e Shëndedtësisë e Republikës së Kosovës shprehet e inkurajuar nga numri i madh i kandidatëve, të cilët kanë marrë pjesë në konkursin e specializimeve, të shpallur nga kjo ministri dhe në veçanti Msh është e inkurajuar nga kandidaturat cilësore.

Bazuar në Ligjin për Shëndetësi dhe Udhëzimin Administrativ nr. 06/2009, MSh ka zhvilluar konkursin e specializimeve dhe ka hapur dy javë më parë procesin e intervistimit të kandidatëve pas pranimit të aplikacioneve, një proces ky që do të vazhdojë edhe gjatë javës që vjen me intervistimin e kandidatëve për lëminë e Stomatologjisë (kandidatët për specializimet volunter apo me vetëfinancim), për ta përmbyllur kështu këtë proces të rëndësishëm dhe të përcjellë me një interesim të madh nga kandidatët.

Bazuar në UA 06/2009, kriteret e hartuara për kërkesat dhe ndarjen e vendeve për specializim ishin të bazuara në numrin aktual të mjekëve specialist sipas institucioneve spitalore, numrin e shtretërve aktualë, raportin aktual shtrat spitalor/mjek, ngritjen dhe funksionalizmin e shërbimeve të reja (spitali i Mitrovicës), profilet deficitare, numrin e mjekëve në specializim, interesin e institucioneve te veçanta, kapacitetet ekzistuese për trajnimin e mjekëve në specializim dhe buxhetin ekzistues për edukim specialistik.

MSh, duke u mbështetur në këtë Udhëzim Administrativ, e ka decentralizuar procesin e ndarjes së specializimeve, duke u dhënë institucioneve shwndetwsore mundësi që ato t’i shpllin konkurset, t’i zhvillojnë intervistat me kandidatë dhe duke lënë për MSh-në më tepër një rol monitorimi të këtij procesi.

Pas përfundimit të plotë të procesit, do të bëhet shpallja e rezultateve të konkursit, ndërsa ankesat eventuale do të pranohen dhe shqyrtohen nga Bordi Qendror për Edukim Specialistik dhe Komisioni i ankesave.

MSh në të njëjtën kohë bën të ditur se në konkursin e tanishëm janë lejuar 225 vende për specializime : 37 në Kujdesin Terciar Shëndetësor;  49 në Kujdesin Sekondar Shëndetësor, 115 në Kujdesin Primar Shëndetësor, 4 për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe 20 vende me vetëfinancim në Stomatologji (krahas 3 vendeve të tjera që financohen nga instituciionet).

MSh rikujton se aktualisht kuadri ekzistues specialistik në Kosovë numëron 2.048 specialistë, prej të cilëve në Kujdesin Terciar Shëndetësor janë 557, në Kujdesin Dytësor Shëndetësor  552, kurse në Kujdesin Primar Shëndetësor 975.

Ndërkaq, mbi 560 kandidatë të tjerë, janë duke vijuar aktualisht specializimet në fusha të ndryshme mjekësore.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)