MSh i dhuroi Podujevës një autoambulancë për nevojat shëndetësore
Podujevë, 31 dhjetor - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i dhuroi sot Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Podujevës një autoambulancë te re, në funksion të ngritjes së kapaciteteve të Kujdesit Parësor Shëndetësor të kësaj komune në trajtimin e urgjencave mjekësore.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të kësaj autoambulance morën pjesë Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së, Gani Shabani, kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu dhe zyrtarë të tjerë nga Ministria dhe autoritetet lokale.
Dhurimi i kësaj autoambulance ka për qëllim që të ndihmojë Komunën e Podujevës në ngritjen e kapaciteteve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, sidomos në fushën e trajtimit të urgjencave mjekësore, tha Zëvendësministri Sadiku, duke shtuar se kjo në të njëjtën kohë tregon edhe përkushtimin e MSh-së dhe të Qeverisë për fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësore dhe përkrahjen për komunat.
Sekretari i MSh-së, Gani Shabani, tha se MSh po ndihmon komunat në fuquzimin e kujdesit shëndetësor sipas mundësive që ka dhe kjo do të bëhet edhe në të ardhmen.
Kurse, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, duke falënderuar Ministrinë për këtë ndihmë konkrete për shërbimet shëndetësore në komunë, tha se dhurimi i kësaj autoambulance, është dhurata më e mirë që ndonjë Ministri po u bën qytetarëvë të komunës së Podujevës me rastin e ndërrimit të viteve.
Ai kërkoi nga autoritetet lokale shëndetësore që të mirëmbajnë donacioinin dhe u lut që të ketë sa më pak nevojë për përdorimin e saj.