MSH formon komisionin për autorizimin e lejeve të importit
Prishtinë, 26 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, ka nënshkruar sot vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur pranë Agjensionit Kosovar për Produkte Mjekësore (AKPM) për autorizim importi dhe leje importi.
Komisioni do të vlerësojë dokumentacionin e paraqitur pranë AKPM-së për autorizim importi dhe leje importi për produkte dhe pajisje mjekësore
Një vendim të këtillë, Ministri i Shëndetësisë e ka ndërmarrë në pajtim me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 1. paragrafi 1.3, nënparagrafi (c) dhe (d), të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19.
Komisioni për të cilin është marrë sot vendim që të formohet, do ti rekomandoj Ministrit të Shëndetësisë dhënien e autorizim importit dhe lejeve për import për kërkesat (për produkte dhe pajisje mjekësore) që i plotësojnë kushtet e kërkuara me ligjet në fuqi që e rregullojnë këtë lëmi.
Vendimi është i vlefshëm që prej ditës së sotme.