MSh firmos marrëveshje me SHSKUK dhe Universitetin e Gjakovës
Prishtinë, 14 prill - Sot në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit midis Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe Universitetit të Gjakovës Fehmi Ahani.
Nënshkrues të kësaj marrëveshja janë Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, kryesuesi i ShSKUK-së Jusuf Dedushaj dhe Rektori themelues i Universitetit të Gjakovës, Bajram Nuraj.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim mbështetjen e vazhdueshme të Universitetit të Gjakovës Fehmi Agani nga MSh-ja dhe SHSKUK-ja, konkretisht marrëveshja është në shërbim të rregullimit të bashkëpunimit ndërmjet MSh-së, SHSKUK-së dhe Fakultetit të Mjekësisë të UGJ Fehmi Agani.
Kjo marrëveshje e obligon MSh-në dhe SHSKUK-në, që tu ofrojnë hapësirat, pajisjet dhe asistencën e duhur teknike, përfshirë resurset e nevojshme profesionale njerëzore për mbështetje të mbarëvajtjes së pjesës praktike të studentëve të FM të UGJ Fehmi Agani, duke qenë kështu bazë mësimore e pjesës praktike të studimeve për studentët e këtij fakulteti.
.