MSH fillon me përpilimin e planit për të ushqyerit
Prishtinë, 16 tetor - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka zyrtarizuar grupin punues për përpilimin e planit të veprimit për të ushqyerit për periudhën 2015 2020, me qëllim për të përmirësuar gjendjen e të ushqyerit.
Grupi punues është i përfaqësuar nga institucionet e ndryshme për të adresuar në mënyrën sa më gjithëpërfshirëse dhe multi-sektoriale aspektet e të ushqyerit.
Plani për të ushqyerit do të udhëzoj dhe koordinoj aktivitetet lidhur me të ushqyerit me qëllim të përmirësimit të përgjithshëm të gjendjes shëndetësore të popullatës në veçanti për nënat dhe fëmijët.
Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar për të përmirësuar gjendjen e të ushqyerit, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), do ta udhëheqë këtë proces me përkrahje të UNICEF-it.