09 Janar 2025

MSh do të përkrah familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës

Prishtinë, 2 mars - Zëvendësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa, priti sot në takim Kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari dhe Kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdha, me të cilët biseduan për mundësitë e përkrahjes së Ministrisë së Shëndetësisë për këto kategori.

Zëvendësministri Musa tha se MSh do të punojë në harmonizimin e akteve nënligjore në pajtim me ligjin, që për qëllim kanë trajtimin adekuat shëndetësor për këto kategori.

Kryetarët e shoqatave u shprehën falënderues për angazhimin dhe  u pajtuan që në mes MSh-së dhe dy shoqatave të rritet bashkëpunimi me qëllim të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)