MSH do të nënshkruj kontratën kolektive me FSSHK-në
Prishtinë, 25 maj - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës (MSH)paralajmëron nënshkrimin e Kontratës Kolektive me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) deri në fund të kësaj jave.
Më këtë kontratë MSH shënon vendosjen e dialogut gjithëpërfshirës social dhe valorizimin e të drejtave të punëtorëve shëndetësorë nga marrëdhënia e punës, në pajtim me Ligjin e Punës.
Kontrata parasheh zbatimin strikt të Ligjit të Punës dhe të Ligjit të Shëndetësisë dhe me këtë edhe ngritjen e kompensimeve për punën gjatë natës dhe punën shtesë të të gjithë punëtorëvë në sistemin publik shëndetësor të Republikës së Kosovës.