MSh do ta mbështesë prodhuesin vendor farmaceutik
Prishtinë, 30 korrik - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës do ti ndërmarr të gjitha masat që të mbroj prodhuesit vendor farmaceutik dhe tu mundësojë atyre funksionimin e papenguar.
Në këtë drejtim, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, në kuadër të bashkëpunimit ndërqeveritar dhe Protokollit të bashkëpunimit midis dy ministrive të shëndetësisë (të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë), do ta përsëris kërkesën për sigurimin e partneritetit konstruktiv në sektorin farmaceutik ndërmjet dy shteteve, duke mundësuar eksportin e produkteve farmaceutike nga Kosova në Republikën e Shqipërisë.
Ministria e Shëndetësisë thekson se prodhuesi i produkteve medicinale Trepharm nga Kosova i plotëson të gjitha standardet e praktikës së prodhimit të mirë, të përcaktuara me direktivat evropiane dhe kjo e bazuar edhe në inspektimet e verifikuara edhe nga inspektorë ndërkombëtar të fushës së farmacisë.