26 Dhjetor 2024

MSh diskuton mundësitë e bashkëpunimit me Arabinë

Prishtinë, 7 maj - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të Asamblesë së Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë.

Ministri Agani, shpalosi para delegacionit arab punën e MSh-së gjatë tre vjetëve të drejtuara prej tij duke i njoftuar ata për reformën shëndetësore në sistemin shëndetësor.

“Ndër pesë ligjet që janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,  gjatë këtij mandati është miratuar edhe Ligji i Sigurimeve, i cili do të sjellë Fondin e Sigurimeve që parasheh rritjen e buxhetit për rreth 60 për qind, që do të mundësoj edhe partneritetin publiko-privat..”, tha Ministri.

Ai theksoi se sistemi shëndetësor ka ende mungesa të theksuar në fushën e infrastrukturës dhe kushteve, ndërkohë që vlerësoi punën e profesionistëve shëndetësor të vendit përkundër këtyre mungesave. Gjithashtu, Ministri ka potencuar edhe financimin e dobët të sektorit shëndetësor. 

Udhëheqës i delegacionit arab, Dr. Abdullah Hamoud Al Harbi njëherësh  kryetar i Komisionit Parlamentar të Miqësisë nga Arabia Saudite, shprehu gatishmërinë në marrëdhënie të bashkëpunimit në mes dy shteteve në sektorin e shëndetësisë, në aspektin e shkëmbimit të përvojave të ekspertëve shëndetësor, por edhe në trajtimin e sëmundjeve të veçanta, në të cilin aspekt, ekspertët e dy shteteve në mënyrë reciproke do të mund të kontribuonin.

Në takim u shpreh gatishmëria edhe për punësimin e kuadrove të infermierisë nga Republika e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar Arabe si dhe mbështetjen me investime kapitale nga Mbretëria Arabe.

Delegacioni arab po qëndron në Republikën e Kosovës në kuadër të një vizite zyrtare gjatë të cilës po shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit midis dy shteteve në sektor të ndryshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)