09 Janar 2025

MSh dhuron dy autoambulanca për Kujdesin Parësor Shëndetësor

Prishtinë, 30 dhjetor - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i dhuroi dy autoambulanca për institucionet shëndetësore të Kosovës, si pjesë e projektit për përkrahjen dhe fuqizimin e shërbimeve të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Autoambulancat të cilat ju dhuruan Kujdesit Parësor Shëndetësor në Istog dhe Gjilan, do të shërbejnë për të rritur efikasitetin e shërbimeve të kujdesit emergjent mjekësor dhe kanë kushtuar rreth 68 mijë euro.

Me rastin e dorëzimit të këtyre autoambulancave Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, tha  se autoambulancat janë  kontribut i drejtpërdrejtë  i MSh-së për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe se ato duhet të mirëmbahen dhe t’i shërbejnë shëndetit të qytetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)