23 Dhjetor 2024

MSH dhe Universiteti i Trakyas bashkëpunojnë në edukimin profesional

Prishtinë, 4 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. dr. Ferid Agani priti sot në takim Rektorin e Universiteti i Trakyas nga Turqia, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin midis MSh-së dhe institucioneve shëndetësore të Kosovës me këtë universitet, në fushën e edukimit të vazhduar profesional.

Në këtë takim, Ministri Agani ka falënderuar drejtuesit e këtij universiteti, të cilët kanë ofruar mundësinë për aftësimin profesional të profesionistëve shëndetësor nga Kosova, duke shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin që ky bashkëpunim të vazhdojë.

Ministri ka njoftuar delegacionin turk me reformat në sistemin shëndetësor, hapjen e shërbimeve të reja si kardiokirurgjia dhe radio-onkologjia dhe me angazhimet e tjera të MSh-së për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend.

Në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen në fushën e radio-onkologjisë dhe fushat e tjera.

MSh dhe Universiteti Trakya, me përkrahjen e Projektit mbështetës për Shëndetësi  të Qeverisë së Luksemburgut KSV/014, kanë marrëveshje bashkëpunimi për disa vite me radhë në fushën e edukimit të vazhduar profesional të mjekëve dhe infermierëve nga Kosova në këtë universitet.

Në dy vitet e kaluara, përmes kësaj marrëveshjeje, janë trajnuar 56 profesionistë shëndetësor nga Kosova në Universitetin Trakya në kohëzgjatje prej tre muajsh, ku kanë përfituar njohuri të reja lidhur me metodat e reja diagnostike dhe të trajtimit në lëmi të ndryshme të mjekësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)