MSH dhe Spitali i Gjakovës ndihmë Spitalit të Bajram Currit
Prishtinë, 29 nëntor - Një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Ministri Ferid Agani dhe Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së, Ilir Tolaj, vizituan sot Spitalin e qytetit të Bajram Currit në Shqipëri, bashkë me Zëvendësministrin e Shëndetësisë të Shqipërisë Albert Gajo dhe autoritetet e komunës së Bajram Curit.
Në delegacionin e Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës ishin edhe drejtuesit e Spitalit Rajonal të Gjakovës.
Gjatë kësaj vizite u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit midis dy spitaleve rajonale: atij të Bajram Currit dhe të Gjakovës.
Si rezultat i kësaj vizite do të jetë nënshkrimi i Marrëveshjes teknike midis këtyre dy spitaleve për dërgimin e specialistëvee të disa lëmive nga SR i Gjakovës për ta ndihmuar SR të Bajram Currit, shqyrtimi i mundësive të ofrimit të shërbimeve të hemodializës për pacirentët e kësaj zone nga SR i Gjakovës dhe shqyrtimi i bashkëpunimit në kuadër të projekteve të përbashkëta rajonale në shëndetësi.
Vizita e Ministrit Agani dhe delegacionit të MSH-së është miërpritur nga autoritete komunale dhe banorët e qytetit të Bajram Currit dhe nga të dy palët është shprehur interesimi i qartë për bashkëpunim të mëtejmë.