22 Dhjetor 2024

MSH dhe LUX Development mbajtën punëtori për SISH-in

Prishtinë, 24 qershor - Në kuadër të “Programit mbështetës për shëndetësi në Kosovë”, i mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut dhe implementuar nga Lux Development, sot në Prishtinë po mbahet punëtori lidhur me sistemin e informimit shëndetësor SISH “Prezantimi i rezultateve të inventarizimit të pajisjevetë HW/LAN/WAN”.

Në këtë punëtori u prezantua anketa e zhvilluar për pajisjet e këtij sistemi në institucionet pilot projekt të SISH-it si dhe janë diskutuar hapat e ardhshëm në procesin e revidimit të Strategjisë së Informimit Shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani e ka vlerësuar si të rëndësisë së veçantë nevojën e funksionalizimit të SISH-it, duke theksuar se një system shëndetësor funksional nuk mund të paramendohet pa një system të integruar të dhënash  të përditësuara.

Sekretari i Përgjithshëm i MSH-së, Ilir Tolaj,pasi prezantoi hapat e bërë në drejtim të SISH-it tha se MSH është e bindur se SISH-i i integruar do të jetë funksional në pilot institucionet brenda më pak se një viti, duke marrë parasysh përpjekjet e MSH-së me mbështetjen nga Projekti KSV/014, i mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut.

Prezantimin e hapave të deritanishëm në drejtim të Strategjisë së SISH-it e ka bërë dr. Afërdita Ademi, këshilltare profesionale në Lux Development.

Në punëtori kanë marrë pjesë profesionistë shëndetësore nga institucionet shëndetësore të gjitha komunave të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)