MSH dhe KISCOMS nënshkruan memorandum bashkëpunimi
Prishtinë, 6 janar - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës nënshkroi sot një Memorandum bashkëpunimi me Organizatën për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi, (KISCOMS) për realizimin e projektit Dhëmbë të shëndoshë-Fëmijë të lumtur.
Ky memorandum bashkëpunimi që u nënshkrua nga Ministri i Shëndetësisë Prof. Dr. Ferid Agani dhe drejtori ekzekutiv i KISCOMS, dr. Xheladin Ujkani ka për qëllim realizimin e përbashkët të projekteve në fushën e edukimit shëndetësor, përkatësisht të projektit Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013 në të gjitha Institucionet e arsimit fillore dhe të mesëm në Kosovë.
Projekti, faza e parë e të cilit është në implementim e sipër, do të realizohet deri në muajin qershor 2013, në të gjitha Institucionet parashokollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, bazuar në programin Shkollat Promovuese të Shëndetit dhe në rekomandimet e grupit ndërministror nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria.
Në këtë projek do të përfshihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi 1.150 Institucione parashkollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, përkatësisht do të përfshihen një numër prej 450 mijë fëmijë-nxënës.