29 Dhjetor 2024

MSH dhe FSSHK bisedojnë për zbatimin e kontratës kolektive

Prishtinë, 5 maj - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim një delegacion të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i saj, Blerim Syla.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin midis Ministrisë dhe FSSHK-së në  zbatimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, të nënshkruar kohë më parë midis tyre.

Në këtë takim u diskutua rreth ecurisë së punëve të përbashkëta që lidhen me këtë kontratë, përmes së cilës palët synojnë zgjerimin dhe konkretizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës sipas legjislacionit në fuqi, e cila përfshin edhe pagesën e 0.5%, të përvojës së profesionistëve shëndetësorë.

Në takim u theksua se grupet e përbashkëta të punës do të jenë të angazhuara në rregullimin e çështjeve të cilat i përmban kontrata dhe partneriteti në këtë aspekt është duke u zhvilluar brenda dinamikës kohore të parapara midis Ministrisë dhe FSSHK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)