22 Dhjetor 2024

MSh dhe donatorët angazhohen për partneritet në shëndetësi

Prishtinë, 25 nëntor - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka organizuar sot në Prishtinë takimin e fundit për sivjet me donatorët ndërkombëtarë në këtë sektor.

Para donatorëve, është prezantuar edhe drafti final i Planit të Aksionit për implementimin e Strategjisë Sektoriale Shëndetësore 2010-2014.

Nemanja Vujovic, zëvendësministër i Shëndetësisë, tha se qëllimi kryesor i këtij takimi është që të prezantohet drafti final i Planit të Aksionit për implementimin e Strategjisë Sektoriale 2010- 2014.

“Objektiv i yni kryesore është të përmirësojmë komunikimin, të thellojmë bashkëpunimin  midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe donatorëve prezent dhe aktiv në Kosovë”, tha zëvendësministri.

Dr. Ilir Tolaj, Sekretar Permanent në MSh , tha se sistemi shëndetësor i Kosovës ballafaqohet me shumë probleme dhe sfida.

“MSh është e sfiduar se si ta tejkalojmë gjendjen ekzistuese, si ta reformojmë sistemin shëndetësor, duke e rritur financimin në mënyrë të qëndrueshme, që sistemi të behët më efikas dhe të prodhojë shërbime më cilësore, ashtu që të ketë një satisfaksion si për punonjësit shëndetësor, ashtu edhe për pacientët”, tha ai.

Tolaj tha se takimi dhe plani i Aksionit i prezantuar ka për qëllim të parashikojë procesin e reformave në shëndetësi dhe të përmirësojë koordinimin me donatorët, ashtu që investimet të jenë të drejtuara në objektivat e duhura.

Koordinatori i donatorëve në shëndetësi, shefi i Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë,  Pierre Weber ka theksuar rëndësinë e koordinimit të mëtejmë duke ndihmuar në zbatimin e Planit të aksionit.

Doina Bologa nga UNKT, tha se agjensionet e OKB-së në Kosovë, do të vazhdojnë asistencën për shëndetësinë edhe në të ardhmen , me qëllim që Plani i aksionit të implementohet praktikisht.

Shumica e përfaqësuesve të donatore në shëndetësi, përfshirë këtu USAID-in, OBSH , UNICEF, Komisionin Evropian , Qeveritë e disa shteteve si Gjermania, Italia, Japonia, etj, janë pajtuar se Plani i Aksionit është konkret, por zbatimi i tij kërkon një lidership dhe partneriship të fuqishëm.

Në këtë takim u theksua se në shëndetësi janë dhënë donacione, por ndoshta nivelin sikur në sektorët e tjerë, prandaj operacionalizimi  dhe koordinimi i veprimeve në të ardhmen, u tha të jetë hap i domosdoshëm, ashtu që rezultate e investimeve të jenë konkrete dhe ato ta reflektojnë edhe përmirësimin e gjendjes në shëndetësinë kosovare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)