23 Dhjetor 2024

MSh dhe Banka Islamike diskutojnë për projekte në shëndetësi

Prishtinë, 13 nëntor - Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u prit sot një delegacion i bankës Islamike për Zhvillim, me seli ne Jedahh të Mbretërisë së Arabisë Saudite në përbërje të së cilit ishin Waled Farouk Yousif Mustafa dhe Sadik Mohammed Tayeb, të dy zyrtarë të lartë të kësaj banke.

Ky takim që pasohet pas vizitës që kohë më parë kësaj banke i ka bërë Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani u zhvillua në frymën e elaborimit të mëtejmë të projekteve, siç është ai për Qendrën e re Emergjente, për të cilën zyrtarët e Bankës Islamike kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë.

Delegacionin nga Banka Islamike për Zhvillim e ka pritur Zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Kadir Hyseini, Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Gani Shabani dhe këshilltarë nga Kabineti i Ministrit.

Zëvendësministri Hyseini dhe Sekretari Shabani kanë falënderuar Bankën Islamike për gatishmërinë që të ndihmohet në shëndetësinë kosovare në ato projekte që bashkërisht janë vlerësuar si më të nevojshme.

Delegacioni nga Banka Islamike për Zhvillim që është në një mision përgatitor për zhvillimin e projekteve gjatë qëndrimit disa ditor në Kosovë do të takohet edhe me zyrtarë të institucioneve të tjera shëndetësore, të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave si dhe me komunitetin e donatorëve të interesuar për investime në shëndetësinë kosovare.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)