09 Janar 2025

MSH dhe 6 komuna finalizojnë pilot-projektin e skemës së PPKP-së

Prishtinë, 26 janar - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani është takuar sot me drejtorët për shëndetësi dhe mirëqenie sociale/QKMF-ve të gjashtë komunave të Kosovës  (Prishtinën, Prizrenin, Dragashin, Malishevën, Suharekën dhe Rahovecin), të cilat janë pjesë e pilotimit të SISh-it në përdorimin e sistemit të ri, respektivisht në Pilot-projektin  në kuadër të skemës së Pagesës Bazuar në Kapitacion sipas Performancës PPKP, e cila është pjesë e komponentës së dytë të Projektit të  Shëndetësisë në Kosovë e mbështetur nga Banka Botërore .

Ministri Rrahmani tha se përzgjedhja e komunave të juaja është më shumë përgjegjësi se sa privilegj për ju, andaj ju bëjmë thirrje që të jeni kooperativë në pjesën e juaj të përgjegjësisë në implementimin e marrëveshjes mes MSH-së dhe komunave tuaja.

Drejtorët janë njoftuar për arritjen e marrëveshjes mes MSH- së dhe Ministrisë së Financave që ndërlidhet me PPKP, me planin e veprimit të zbatimit të pilot-projektit si dhe për ndarjen e buxhetit  prej 780,000 eurove nga Qeveria e Kosovës, për skemën e PPKP-së në kuadër të buxhetit të MSh-së për vitin 2017.
 
Në kuadër të saj, javën e ardhshme, MSH me kryetarët e këtyre gjashtë komunave do të nënshkruajë Marrëveshje Bashkëpunimi.

Pra, PPKP në gjashtë komunat pilot do të bëhet duke u bazuar në vizitat për kokë banori që do të bëhen në qendrat familjare të këtyre komunave, e të cilat vizita do të evidentohen në Sistemin e Informimit Shëndetësor.

Mjetet e PPKP-së,  komunat do të mund t’i shfrytëzojnë për investime kapitale dhe për mallra e shërbime.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)