23 Dhjetor 2024

MSH angazhohet për funksionalizim të shpejtë të Kardiokirurgjisë

Prishtinë, 25 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës i Republikës së Kosovës,  Dr. Ferid Agani, i shoqëruar  nga këshilltarët e tij dhe UD. Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Gani Shabani ,sot kanë vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku janë njohur me punën, sfidat dhe përgatitjet që po bëhen për funksionalizim të shërbimi të kardiokirurgjisë.

Dr. Nijazi Gashi, Drejtor ekzekutiv i QKUK-së, njoftoi Ministrin Agani, se QKUK  po bënë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme në mënyrë që më rastin e100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të lëshohet solemnisht ky shërbim.

? Ne bashkërisht me Bordin e themeluar nga Ministria, po bëjmë përgatitjet e nevojshme dhe po angazhohemi që kardiokirurgjia të funksionalizojhet shpejtë, pjesën teknike tashmë e kemi përfunduar, përderisa jemi  duke kompletuar pajisjet e nevojshme mjekësore dhe pjesët tjera përcjellëse?.

Ministri Agani tha se që nga marrja e mandatit si Ministër i Shëndetësisë, është angazhuar dhe po vazhdon të angazhohet që kardiokirurgjia, një nga shërbimet kryesore shëndetësore  të ofrohet edhe në shëndetësinë publike, përkatësisht në QKUK.

? Unë kam qenë  në takime të vazhdueshme me ekspertë  vendas dhe të huaj, ku kemi biseduar  se si do të mund ta funksionalizojmë këtë shërbim,  në këtë drejtim, kemi siguruar donacionet  e para në vlera disa milionëshe, po ashtu për pjesën profesionale në momentin kur do të startojmë do ta kemi mbështetjen e kardiokirurgëve dhe ekipes mbështetëse nga Shqipëria?, theksoi  ai.

Ministri i Shëndetësisë, premtoj se shumë shpejtë MSH do ta hapë një konkurs të ri, ku parashihet pranimi i kuadrove të reja për punë në kardiokirurgji.

Po ashtu, Ministri ofroj mbështetjen e tij për shërbimet emergjente dhe mjekimin intensiv qendror, për të cilat kërkoj që në vazhdimësi të trajtohen me prioritet.

Ai njoftoi edhe për Ligjin e ri për shëndetësi dhe reformën shëndetësore që do të fillojë pas fillimit të zbatimit të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)