22 Dhjetor 2024

MPMS kujdeset për personat me aftësi të kufizuar mendore

Prishtinë, 27 korrik - Zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Fatmir Shurdhaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij dhe nga kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli kanë vizituar dje shtëpinë e shëndetit mendor në Komunën e Shtimes.


Zv.ministri Shurdhaj  është njoftuar  për së afërmi me gjendjen dhe trajtimin që ju bëhet personave me aftësi të kufizuar mendore – ngecje në zhvillimin mendor që janë të vendosur në këtë institute.


Ky institut si strukturë organizative e mbrojtjes sociale  që është në kuadër dhe kompetence të MPMS-së përpos hartimit të politikave për mbrojtje sociale bën edhe monitorimin dhe inspektimin e shërbimeve që ofrohen për këto kategori qoftë në institucionet bazë, shtëpi të komunitetit apo në shtëpi të rastit në nëse është e nevojshme.


Krahas kësaj vizite zv/ministri Shurdhaj ka vizituar edhe shtëpinë e fëmijëve me aftësi të kufizuar në Shtime.


Ai ka thënë se bashkëpunimi i MPMS-së me të gjitha këto qendra që kanë për qëllim mbrojtjen sociale për personat e moshuar pa përkujdesje familjare, për fëmijët e braktisur dhe me aftësi të kufizuar si dhe për personat e rritur me aftësi të kufizuar do të jetë i vazhdueshëm për të j’u dhënë gjithë përkujdesjen e nevojshme këtyre kategorive.


“MPMS bënë çdo ditë përpjekje të vazhdueshme të siguroj qasje të barabartë dhe të ofroj përkujdesje institucionale 24 orësh për të gjithë personat me aftësi të kufizuar mendore pa dallim të nacionaliteteve dhe gjinive të ndryshme”, shtoi z. Shurdhaj.

Ndërkaq me rastin e përvjetorit të masakrës së Reçakut që konsiston me datën e 26 korrikut- Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Shtimes  zv/ministri Shurdhaj ka bërë nderime dhe homazhe varrezave të këtyre dëshmorëve duke respektuar dhe nderuar familjet dhe të afërmit e tyre.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)