27 Dhjetor 2024

Mjeku italian operon falas pacientët në Kosovë

Prishtinë, 24 tetor - Pacientët që lindin me anomali në fytyrë po përfitojnë prej kohësh nga përvoja e një mjeku të huaj, i cili vullnetarisht po kryen operacione të këtij lloji në Kosovë.

Roberto Brusati nga Qendra Klinike Universitare e Milanit ka shtatë vjet që kryen intervenime të tilla në Kirurgjinë Maksilofaciale në QKUK, shkruan sot Koha Ditore.

“Qe shtatë vjet me radhë ftohem në këtë klinikë dhe në përgjithësi operoj anomali kongjenitale, siç janë: shqyerja e buzës, problemet me nofulla, deformime të hundës etj. Pacientët janë kryesisht foshnja, por ka edhe të rritur të cilët janë operuar më herët, por që për shkak të rrethanave të ndryshme kanë ende nevojë për korrigjime”, ka thënë ai.

Ndonëse paraqet nevojën e teknologjisë së avancuar për realizimin e operacioneve të tilla, ai në Kosovë po i kryen ndërhyrjet edhe pa to.

“Doktorët në Kosovë mendoj se janë të mirë, kanë njohuri, por po përballen me vështirësi të cilat lidhen me mungesë të instrumenteve. Operacionet e tilla nuk varen vetëm nga njohuritë e doktorit, por edhe nga teknologjia që ndikon në rezultatin përfundimtar”, shton Brusati.

/koha ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)