26 Dhjetor 2024

Mjeku amerikan i prekur nga Ebola ka shenja përmirësimi

Washington, 4 gusht - Mjeku amerikan Kent Brantly, i prekur nga virusi vdekjeprurës Ebola në Liberi është kthyer në SHBA për trajtim mjekësor dhe ka shenja përmirësimi.

Ai është transportuar me një ambulancë pas mbërritjes me avion në Atlanta. 33 vjeçari, baba i dy fëmijëve të vegjël ndodhej në Liberi, me rastin e shpërthimit të epidemisë Ebola, kur u infektua nga ky virus.

Misionarja Nancy Writebol është një tjetër amerikane e ekipit të emergjencës, e prekur nga virusi Ebola, gjatë kohës që shërbente në Liberi. Njoftohet se ajo do të mbërrijë me një tjetër fluturim në SHBA.

Ndërkohë SHBA-ja pritet të dërgojë një ekip tjetër ndihme prej 50 anëtarësh në Afrikën Perëndimore, me qëllim \"dhënien e ndihmës për ndalimin e epidemisë në 30 ditët e ardhëshme\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)