Mjekët trajnohen si ti identifikojnë viktimat e dhunës në familje
Prishtinë, 16 maj - Një seri prej gjashtë punëtorive të organizuara nga OSBE dhe Ministria e Shëndetësisë për 180 mjekë në Kosovë me temë identifikimin dhe trajtimin e viktimave të trafikimit dhe të dhunës në familje u përmbyll në Prishtinë me 16 maj 2013.
Kjo është hera e parë që mjekët në Kosovë trajnohen se si ti identifikojnë, ndihmojnë dhe raportojnë viktimat e mundshme të dhunës në familje dhe të trafikimit në polici, tek mbrojtësit e viktimave, punëtorët social dhe përgjegjësit e strehimoreve, tha Hjortur Sverrison, Drejtor i Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në OSBE.
Mjekët janë shpesh të parët që bien në kontakt me viktimat; ata kanë rol vendimtar që të sigurohen që viktimat marrin ndihmë të duhur mjekësore dhe mbrojtje nga agjencitë për zbatim të ligjit. Është shumë e rëndësishme për mjekët që ti mësojnë procedurat e reja për ndihmë viktimave dhe ti ndjekin ato. Ky është edhe qëllimi i këtij trajnimi.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.