Mjekët po e mësojnë gjermanishten për të ikur nga Kosova

Ai paralel me studimet ka ndjekur edhe kurse të gjuhës gjermane, të cilat po i vazhdon edhe sot, pas përfundimit të studimeve, shkruan Zëri. Arsyet e mësimit të gjermanishtes për të riun nga Prishtina, ndërlidhen kryekëput me punësimin e tij dhe paperspektivën në Kosovë.
Thotë se paguan dy nivele 350 euro vetëm e vetëm që të mësojë gjermanishten, duke synuar largimin nga Kosova.
Faik Hoti, drejtor për informim në MSH ka thënë për Zërin se emigrimi i mjekëve nuk po ndodh vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit dhe të Evropës Lindore, që si destinacion më të preferuar e kanë Gjermaninë.
Sigurisht, për shkak të pagës më të mirë që ka në këtë shtet evropian dhe për shkak të realizimit profesional të mjekëve, thotë Hoti, duke shtuar se është i njohur fakti se edhe mjekët nga Gjermnia emigrojnë në vendet skandinave për të njëjtat qëllime.
/Zëri/