22 Dhjetor 2024

Mjekët përsëri paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Prishtinë, 9 mars - “Mantelbardhët, janë të manipuluar. Deklaratat e ministrit të shëndetësisë, Alush Gashi, se ka ngritje të pagave prej 70%, nuk i takojnë realitetit” tha për Radio Kosovën, Blerim Syla, anëtar i Sindikatës së Punëtorëve të QKUK-së. Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, thonë se Ministria i ka përmbushur obligimet e veta për vitin 2009.

Ndërsa grupi për shëndetësi i AAK-së, kritikoi Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas tyre, nuk ka zgjidhje për problemet e shëndetësisë, sidomos, sa i përket qëndrueshmërisë së saj financiare.

Talat Gjinolli, nga ky grup, shpalosi shtyllat kryesore, në të cilat bazohet programi i AAK-së. “Ndryshe nga Qeveria, AAK, ka një program të qartë të financimit të shëndetësisë, të bazuar në katër shtylla: themelimin e fondit të sigurimeve shëndetësore, tërheqjen e kapitalit privat, racionalizimin e shpenzimeve dhe donacioneve ndërkombëtare”, tha Gjinolli.

Në anën tjetër, Tefik Bekteshi, tha se buxheti i vogël i ndarë për shëndetësi nga Qeveria, tregon se kjo e fundit, nuk e ka vënë prioritet shëndetësinë. “Përkundër deklarimeve që ka bërë Qeveria se shëndetësia do të jetë një prej prioriteteve të saj, në porcionin e buxhetit që e ka ndarë ajo, nuk e ka dëshmuar një gjë të tillë”. Një tjetër premtim që nuk është përmbushur nga Qeveria, sipas Bekteshit, është investimi kapital i paraparë për QKUK-në.

“Asnjë prej investimeve kapitale nuk është realizuar, të paktën nuk ka dhënë efekte fare, as kardiokirurgjia as onkologjia nuk janë funksionale, edhe pse, disa herë, thuhet se, do të fillojë tani, do të fillojë tani. E njëjta gjë, është edhe me paisjet e shtrenjta, që janë blerë dhe janë shpërndarë nëpër Kosovë, pjesa më e madhe e të cilave, janë jashtë funksionit”, ka thënë Bekteshi.

Grupi për Shëndetësi i AAK-së, ftoi punëtorët shëndetësor dhe institucionet që të mbështesin strategjinë e tyre, duke siguruar që implementimi i saj do të jetë një nga prioritetet kryesore të këtij subjekti politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)